Goli i Myrto Uzunit është rasti i vetëm i përjashtimit, në atë fitore të Hajdukut të Splitit me rezultatin 2-1 ndaj Lokomotivës së Zagrebit. Në tre ndeshjet e tjera që skuadra e Ardian Ismajlit ka zhvilluar në këtë vit të ri futbollistik në kampionat, nuk ka pësuar asnjë gol.
Madje edhe në ndeshjen e sotme, është marrë një barazim me rezultatin 0-0 me Gorican. Një operacion të papritur pësoi Ismajlin gjatë muajit dhjetor për shkak të problemeve shëndetësore dhe e mbajti fjalën e tij: “Do të kthehem edhe më i fortë”.
Kështu ndodhi, pasi ky futbollist jo vetëm që po luan nga 90 minuta me skuadrën kroate, por po shpallet në çdo ndeshje si lojtari i saj më i mirë. Madje as Rijeka që kishte një nga sulmet më të mira në këtë kampionat nuk arriti t’i shënonte, për të mos folur për Gorican në ditën e sotme. /Shqiperia.ch/