You are here
Home > Kombëtarja > Uzuni e thotë hapur: Dua ftesën e Shqipërisë, kam kaluar shumë tortura këto kohë

Uzuni e thotë hapur: Dua ftesën e Shqipërisë, kam kaluar shumë tortura këto kohë

Një fitore e pastër ishte ajo që Lokomotiva e Zagrebit arriti në ditën e sotme, duke mposhtur me rezultatin 0-3 Goricën.

Në këtë takim, arriti të gjejë golin e parë me fanellën e Lokomotivës edhe talenti shqiptar, Myrto Uzuni. Sa shumë kishte vuajtur për të mbërritur deri në këtë pikë, ndërsa loja e tij ishte gjithmonë e nivelit më të mirë. Pritja mori fund, Uzuni që feston me shqiponjë dhe vrapon drejt trajnerit.

Pas përfundimit të takimit, mesfushori shqiptar u shpreh hapur, se qëllimi i tij është të marrë një ftesë nga Panuçi.

“Pas shënimit të golit, mua më është rikthyer besimi, sepse në ndeshjet e fundit jam torturuar sa i përket realizime. Asnjëherë nuk kam pasur fat në momentin final. Një gol që unë ia dedikoj familjes time, ata që më kanë mbështetur më shumë në gjithë jetën time.

Unë dua që të vazhdoj të stërvitem shumë, për të dhënë kontributin maksimal për këtë skuadër. Qëllimi im është një ftesë nga Shqipëria dhe besoj se nëse kam për të vazhduar kështu, atëherë ëndrra ka për t’u realizuar shumë shpejtë”, u shpreh Uzuni. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top