Shqipëria e ka humbur takimin e parë kualifikues të Europianit, duke u mundur me rezultatin 0-2 nga Turqia. Për të përshkruar në pak fjalë gjithçka që ndodhi, mjafton të themi se lojën e bën kuqezinjtë, ndërsa rezultatin e morrën kundërshtarët. Vetëm dy goditje mjaftuan për turqit, që e kanë përshëndetur në të dyja rastet portën. Në një intervistë për “RTSH”, Uzuni ka theksuar faktin se Shqipëria nuk është Spanja.
“Ne nuk jemi Spanja që të kemi luksin e shpërdorimit të rasteve, por duhet t’i shfrytëzojmë ato. Mbrojtja turke kishte shumë probleme dhe ne e vumë re këtë gjë në pjesën e parë. Rastet e humbura na penalizuan shumë”, ka thënë Uzuni. /Shqiperia.ch/