
Skuadra e Arisit të Selanikut është mposhtur në ditën e sotme në transfetën kundër ekipit të Panioniosit me rezultatin 1-0. Në këtë përballje të dy klubeve greke në sfidën të vlefshme për kampionatin grek, bëjnë pjesë edhe 3 legjionarët tanë Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha që janë pjesë e skuadrës së Arisit, ndërsa Durmishaj që është pjesë e Panionosit.
Në derbin shqiptar ka arritur të triumfojë ekipi i Panionosit, të cilët arritën të shënonin golin e fitores dhe të gjithë takimit në minutën e 41 të pjesës së parë. Ajo çka u vu re ishte zëvendësimi i meshfusorit të ekipit të Arisit, Migjen Basha.
Mënyra sesi Durmishaj po paraqitej në fushën e lojës, bëri që në kampin kundërshtar të kishte edhe lëvizje sa i përket filozofisë së lojës. Largimi i Bashës ndodhi përpara se të startonte pjesa e dytë e ndeshjes dhe u komentua si një zëvendësim taktik, ku me largimin e legjionarit nga fusha e lojës, ndryshoi dhe skema e ekipit të Selanikut, nga 4-3-3, në atë 3-4-3.
Nga ana tjetër, Mavraj u paraqit për 90 minuta në fushën e lojës, por pa mundur dot të ndal humbjen në takimin e sotëm. Një fitore me mjaft vlera kjo për “ushtarin” Durmishaj, ndërsa ky i fundit nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën e Bushit, për shkak të detyrimit që ka në shtetin fqinj për të kryer ushtrinë.
Me humbjen në sfidën e sotme, skuadra e Arisit e shikon veten në vendin e pestë, me 12pikë, një pikë më pak se kryesuesit e Paokut, ndonëse këta të fundit kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. /Shqipëria.ch/