
Futbolli është një lojë ku jo gjithmonë feston më i miri. Këtë e vuajti Shqipëria U-19 mbi shpinë në takimin e saj të zhvilluar në “Niko Dovana”, atje ku ka humbur me rezultatin 0-1 ndaj Ukrainës.
Kuqezinjtë kanë krijuar shumë raste në portën kundërshtare, pa arritur të konkretizojnë në asnjë mundësi, ndërsa me të vetmin shans të kundërshtarëve, e kemi pësuar në fundin e lojës. Trajneri i Shqipërisë U-19, Erjon Bogdani, ka shfryrë dëshpërimin e tij, duke u shprehur se ishte një rezultat i padrejtë ai i marrë ndaj Ukrainës.
“Jam krenar për djemtë, luajtëm dhe kishim rastet tona. Në të vetmin gabim, kur u gjendëm në zonën kundërshtare thuajse të gjithë për një goditje këndi, u ndëshkuam. Një prej djemëve tani rrëshkiti dhe kundërshtari e shfrytëzoi. Nuk kam se çfarë t’u them djemëve të Kombëtares, kanë luajtur një lojë shumë të mirë”, u shpreh Bogdani për “Supersport” . /Shqipëria.ch/