
Kosova i ka mbyllur takimet e tetorit, atje ku fitoi ndaj Maltës me rezultatin 3-1, ndërsa më pas barazoi ndaj Ishujve Faroe në shifrat 1-1. Interesi për takimin e parë që u zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte i çmendur, aqsa duhej edhe ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmën e njerëzve që ishin në rradhë për një biletë.
Tashmë Ujkani krenohet me këtë fakt, ndërsa u tregon italianëve se situata ndryshon shumë nga momenti që ata kanë luajtur në Shqipëri. Dardanët po luajnë në stadiumin e tyre dhe kjo ua bën më të lehtë tifozëve, për të qenë të pranishëm sa më afër përfaqësueses.
Në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, portieri Ujkani e tepron disi, duke u shprehur se biletat e takimit ndaj Maltës janë shitur për një orë e gjysmë:
“Kemi humbur një mundësi të artë për ta shfrytëzuar me Kosovën në ndeshjen e fundit, por nuk ishte e lehtë të fitoje. Fusha ndikoi shumë, por ishin edhe temperature shumë të ulta. Nëse në vendin tonë ishim mësuar me 24 gradë, atje ishin 6 gradë temperaturat.
Kemi gabuar dhe e pësuam në kundërsulm. Megjithatë jemi ende në vendin e parë dhe duhet që të luajmë futbollin tonë. Kemi shumë rritje në ekperiencë që nga koha kur luanim në Shqipëri. Tashmë ne kemi stadiumin tonë. Kemi shitur rreth 13 mijë bileta për vetëm 1 orë e gjysmë.
Kjo është çmenduri. Nuk kishim më bileta që t’ua jepnim familjarëve të futbollistëve, imagjinoni se çfarë bëhej”, shprehet Ujkani me krenari. /Shqiperia.ch/