You are here
Home > Futbolli Shqiptar > UEFA vështron nga afër “Arenën Kombëtare”, Duka: Organizojmë edhe takime europiane këtu!

UEFA vështron nga afër “Arenën Kombëtare”, Duka: Organizojmë edhe takime europiane këtu!

Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Theodoridis ka qenë në Tiranë për të vëzhguar më nga afër punimet në “Arenën Kombëtare”. Një projekt që i kishte munguar futbollit shqiptar, e që faktikisht po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, duket ai i stadiumit të ri, që dita-ditës po merr një formë të mrekullueshme.

Së bashku me Theodoridis, ka qenë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Në një prononcim për mediat, Duka ka vendosur theksin në faktin që në këtë stadium, do të organizohen edhe ndeshje të tjera europiane, jo vetëm ato shqiptare.

“Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s ka ardhur për herë të parë projektin e ri dhe kemi biseduar sesi mund të kemi më shumë aktivitete në të, për të kaluar edhe në tregun europian, përveç atij shqiptar. Kemi biseduar për disa organizime në Shqipëri, jo vetëm për finalen e Superkupës e Europës. Do të aplikojmë për të gjitha, e çfarë të jetë e mundur, do ta organizojmë në Shqipëri”, u shpreh Armando Duka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top