
Tashmë vetëm pak ditë na ndajnë nga takimi mes Shqipërisë dhe Turqisë. Kjo do të jetë prova e parë e vërtetë për kuqezinjtë dhe futbollistët e tij, për të arritur sërish suksesin si në Francë.
UEFA ka publikuar edhe listën e gjyqtarëve që do të drejtojnë për takimet e këtyre kualifikueseve, ndërsa në ndeshjen e Shkodrës do të jetë një gjerman. Bëhet fjalë për kryesorin Tobias Steiler, që do të mbështetet nga tre bashkëkombasit e tij, Mike Pickel, Christian Gittelman dhe gjyqtari i katërt është Christian Dingert.
Futbollistët shqiptarë duhet të tregojnë kujdes me mënyrën e të luajturit, pasi Steiler “i dashuron” kartonat. Kështu, nëse marrim për bazë ndeshjet e fundit të drejtuara nga ana e tij, flitet për një numër të madh. Sa i përket nivelit të klubeve bëhet fjalë për takimin mes Rengensburg-Greuther Furth, e luajtur në ditën e djeshme, atje ku janë dhënë 7 kartona, mes të cilëve edhe një i kuq.
Ndërsa sa i përket Kombëtareve, hera e fundit është pikërisht Greqi-Hungari takimi ku ka drejtuar Steiler, që ka dhënë 8 kartona të verdhë gjatë 90 minutave. /Shqiperia.ch/