You are here
Home > Kombëtarja > UEFA pritet të japë vendimin, ministri turk i sporteve shfajësohet me Grizmanin

UEFA pritet të japë vendimin, ministri turk i sporteve shfajësohet me Grizmanin

Turqia rrezikon seriozisht të marrë një dënim shembullor pas festimit të bërë me golat kundër Shqipërisë dhe Francës. Në të dy rastet, lojtarët kanë festuar dhe përshendetur luftën që po bëhet nga ushtarët e tyre në Siri kundër kurdëve.

Ndërkohë që dënimi pritet ditën e nesërme nga UEFA dhe aludimet janë nga më të ndryshmet, pasi nuk e ka pasur një precedent identik në të shkuarën, Ministri i Sporteve dhe Rinisë në Turqi ka dalë me prova dhe foto për t’u shfajësuar.

Kështu, mes fjalëve për të justifikuar deri diku veprimin e lojtarëve të Turqisë dhe duke i konsideruar si heronjë, tregon edhe një foto të Grizman: “Këtu keni edhe një foto të Grizman që ka të njëjtën përshendetje kur Kombëtaren e tyre e vizitonte Macron”.https://twitter.com/muzafferbaaran8/status/1184420270880313344

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top