Në ditën e nesërme do të hidhet edhe shorti i kualifikueseve të Europianit 2020. Nëse shohim përballjet që UEFA ka ndaluar për t’u zhvilluar në këtë kompeticion, ato janë: Serbi-Kosovë, Bosnje-Kosovë dhe Gjibraltar-Spanjë.
Por organizmi më i lartë i futbollit, ka harruar një çështje thelbësore që mund të shkaktojë një kaos të madh. Spanja nuk e njeh ende Kosovën, ndërsa është lënë e lirë mundësia për të qenë në të njëjtin grup. Ashtu si ndaj Gjibraltari, iberikëve duhet t’i ndalohej takimi me dardanët.
Megjithatë kjo gjë nuk ka ndodhur, me UEFA-n që i ka shpëtuar një detaj i tillë. Sigurisht që nëse fati do të tregoj ironik dhe do t’i vendoste këto përfaqësuese në të njëjtin grup, atëherë një kaos i madh do të shkaktohej. /Shqiperia.ch/