You are here
Home > Futboll Bota > Udhëtoi gjithë botën, legjenda i Interit nuk shërohet nga sëmundja: Kosova e Metohija…

Udhëtoi gjithë botën, legjenda i Interit nuk shërohet nga sëmundja: Kosova e Metohija…

Legjenda e Interit, Dejan Stankoviç, nuk është shëruar nga sëmundja që ka përfshirë pjesën më të madhe të popullit serb. Pavarësisht faktit se ka udhëtuar në gjithë botën dhe Europën me zikaltërit, ndryshimi në mëndësi nuk ka ardhur. Askush prej tyre nuk e pranon dot faktin se Kosova është një pjesë më vete. I ndodhur në veri të Kosovës, Leposaviq saktësisht, Stankoviç e ka quajtur trevën shqiptare si Metohijë.

Stankoviç ndodhet në këtë pjesë të Kosovës pasi po mbahet edicioni i dytë i kampit të tij të futbollit, “Deki 5”: “E di se sa shumë shpreh ky lloj sporti për njërëzit tanë në Kosovë dhe Metohijë, prandaj kjo është më e pakëta që unë mund të bëj, për të ardhur këtu”, ka thënë Stankoviç. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top