You are here
Home > Kosova > “UÇK, UÇK”! Me thirrje dhe flamuj, tifozët e Feronikelit i përgjigjen racistëve të Bratislavës

“UÇK, UÇK”! Me thirrje dhe flamuj, tifozët e Feronikelit i përgjigjen racistëve të Bratislavës

Thirrjet rraciste ndaj ekipeve shqiptare, në arenat ballkanike dhe ato europiane, tashmë janë bërë një gjë e zakonshme. Rasti i fundit ishte ndaj skuadrës së Feronikellt në Sllovaki. Në ndeshjen ndaj Slovan Batislava, e vlefshme për kualifikueset e Europa League, vendasit provokuan me thirrje rraciste. “Kosova është Serbi”, ishte fraza më e përdorur në shkallët e stadiumit sllovak duke shkaktuar një gjendje psikologjike jo të mirë tek e gjithë organika e ekipit shqiptar.

Kthimi i restos është mënyra më e mirë ndaj padrejtësive dhe mungesës së respektit. Ndaj në ndeshjen e sotme të kthimit, kanë qenë rradha e tifozëve shqiptarë për të mbrojtur identitetin. Tifogrupi “Tigrat  e Zi”, prezent me një numër të madh tifozësh në stadium, janë dëgjuar vazhdimisht të thërrasin; UÇK, UÇK. Mbrojtësit më të mirë të Kosovës janë aty për çdo rast kur në arenat popullore përdoret rracizmi si formë e shkeljes së identitetit kombëtar./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top