You are here
Home > Futboll Bota > U zu për një penallti me shokun, rumunët mbrojnë Llullakun: Nuk ka faj, po kapiteni ku ishte?

U zu për një penallti me shokun, rumunët mbrojnë Llullakun: Nuk ka faj, po kapiteni ku ishte?

Azdren Llullaku mori vëmendjen e mediave rumune pas asaj grindje që pati me shokun e skuadrës, sulmuesin kryesor Alibec, për ekzekutimin e një penalltie. Astra e tyre do të humbiste me rezultatin 1-5 ndaj Klujit, ndërsa realizimi i vetëm erdhi pikërisht nga pika e bardhë falë Llullakut.

Lojtari i Shqipërisë i mori penalltinë pa miratim kapitenit Alibec, me këtë të fundit që kërkoi të largohej nga fusha dhe të braktiste skuadrën. I menjëhershëm do të ishte reagimi i presidentit të klubit, që paralajmëroi dënimin e Llullakut, megjithëse vetë futbollisti kuqezi u shpreh se situata ishte e qetë dhe asgjë alarmante.

Tashmë janë mediat rumune që i dalin në mbrojtje sulmuesit tonë, për t’iu kundërvënë kapitenit Alibec. Gjithë situatën e qartëson në mënyrë perfekte “Blogsport.gsp.ro”: “Faji i Llullaku mbetet në jaër, Alibec është në diskutim. Sidomos kur je kapiten, ti duhet të shkosh te rebelët dhe t’i tregosh që je aty. Kur nuk je vetë i ekspozuar dhe shkon dhjetëra metra larg nga vendi i ngjarjes…

Pastaj detyra jote si kapiten, por edhe një shok i thjeshtë, është të gëzosh në realizimin e golit. Mbi të gjitha Llullaku shënoi dhe diskutimi për dënimin e tij nuk ka më kuptim. Sigurisht që mbetet e rrezikshme ajo që bëri dhe nuk është mirë, megjithëse me mënyrën spektakolare sesi e shënoi, gjithçka duhet të zbutet”, shkruhet në median në fjalë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top