You are here
Home > Kryefaqja > U turpërua në Europë, Gasperini heq dorë: Gjimshiti nuk diskutohet në kampionat

U turpërua në Europë, Gasperini heq dorë: Gjimshiti nuk diskutohet në kampionat

Atalanta është eliminuar në mënyrë surprizuese nga Europa League, teksa nuk ka arritur të kalojë dot Kopenhagenin në fazën e “Play-Offit”.

Megjithatë kjo histori i përket së shkuarës dhe ekipi nga Bergamo duhet të shohë për kampionatin, që e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Berat Gjimshiti ka qenë titullar në dy takimet e zhvilluara për Serinë A, por kjo nuk ka ndodhur në Europë. Eksperimentimi ka marr fund për Gasperinin pas turpërimit në Europë, ndërsa në konferencën për shtyp ka bërë të qartë se në mbrojtjen që do të vendoset për takimin e nesërm ndaj Kajlarit, pjesë e saj do të jetë edhe Berat Gjimshiti.

Mbrojtja është një çështje e mbyllur, pasi së bashku me Masiello dhe Mancini, do të jetë edhe Berat Gjimshiti që do ta nis si titullar ndaj Kajlarit”, ka thënë Gasperini. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top