You are here
Home > Futbolli Shqiptar > U teprua! Tifoz me Serbinë dhe “festë” në disfatën e Shqipërisë, Grillo: I thithën 6 gola, u qamë me femrat

U teprua! Tifoz me Serbinë dhe “festë” në disfatën e Shqipërisë, Grillo: I thithën 6 gola, u qamë me femrat

Ditën e djeshme Shqipëria e Mustedanagiç u mposht me rezultatin tenistik, 0-6 kundër skuadrës së Çekisë. Djemtë e rinjë të Kombëtares tonë, nuk arritën dot të përballonin furinë çeke teksa pësuan 6 golash.

Pas kësaj humbjeje të thellë, i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i komentatorit të njohur, Kostandin Grillo, ku ky i fundit nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka komentuar ashpër disfatën e kuqezinjve. Kosta ka përmendur se femrat U-17 të Shqipërsë, pësuan 14 gola nga Irlanda, që janë vetëm punonjëse të birrave, e më pas për të kaluar tek ajo humbje e djemve U-17, që pësuan 6 gola . Për të gjithashtu konsiderohet një gjë e mire, pasi nuk arritën të pësonin më shumë.  Një postim ky disi i çudtishëm, teksa një figurë e njohur në Shqipëri arrin t’i gëzohet formës jo të mirë që grupmoshat e Shqipërisë janë duke kaluar.

“U qava dje për 14 golat që hëngrën çupëlinat 17 vjeçare të Shqipërisë nga punonjëset e birrarive irlandeze… Se ja sot çunat po 17 vjeçarë i paskan thith 6 gola në “Elbasan Arena” deri tani ajajaja”, u shpreh me ironi Grillo.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Kostandin Grillo, deklaroi se në botërorin e “Rusi 2018”, se ishte tifoz me Serbinë dhe një përkrahës i madh I futbollit jugosllav asokohe. Një deklaratë kjo e cila mori menjëherë urrejtjen nga të gjithë, duke marrë parasysh edhe rracizmin e serbëve që kanë kundrejt shqiptarëve.Shqiptarët kanë një shprehje të bukur për këtë rast: “Mirë kali ngordhi, por nuk të lënë rehat as mizat” / Rexhino Begolli-Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top