You are here
Home > Futboll Bota > U piketua si talenti më i madh i Shqipërisë, lojtari i Simeones gjen vend te Malaga

U piketua si talenti më i madh i Shqipërisë, lojtari i Simeones gjen vend te Malaga

Një nga legjionarët që po arrin të rigjejë formën e tij më të mirë është pikërisht Keidi Bare. Sulmuesi u transferua nga skuadra e Atletiko Madridit tek Malaga, por për shkak të eksperiencës së vogël, Bare u la fillimisht tek ekipi i dytë.

Tashmë ai është grumbulluar tek skuadra e parë e Malagës, ku edhe po stërvitet me ta për vitin e ri futbollistik. Bare është grumbulluar edhe më parë nga kjo skuadër, megjithëse hapësira gjithmonë kanë qenë të reduktuara. Madje në takimin e fundit të vitit që lamë pas, mesfushori shqiptar ishte në pankinë me ekipin e parë.

Malaga gjendet në vendin e tretë të La Liga 2, vetëm dy pikë nga vendi i parë që të dërgon automatikisht në elitën spanjolle. Përsa i përket mesfushorit të Kombëtares, duket se është kthyer në formën e tij më të mirë, ndërsa konsiderohet edhe një nga talentet më të mëdha të Shpresave. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top