Një nga legjionarët që po arrin të rigjejë formën e tij më të mirë është pikërisht Keidi Bare. Sulmuesi u transferua nga skuadra e Atletiko Madridit tek Malaga, por për shkak të eksperiencës së vogël, Bare u la fillimisht tek ekipi i dytë.
Tashmë ai është grumbulluar tek skuadra e parë e Malagës, ku edhe po stërvitet me ta për vitin e ri futbollistik. Bare është grumbulluar edhe më parë nga kjo skuadër, megjithëse hapësira gjithmonë kanë qenë të reduktuara. Madje në takimin e fundit të vitit që lamë pas, mesfushori shqiptar ishte në pankinë me ekipin e parë.
Malaga gjendet në vendin e tretë të La Liga 2, vetëm dy pikë nga vendi i parë që të dërgon automatikisht në elitën spanjolle. Përsa i përket mesfushorit të Kombëtares, duket se është kthyer në formën e tij më të mirë, ndërsa konsiderohet edhe një nga talentet më të mëdha të Shpresave. /Shqiperia.ch/