You are here
Home > Futboll Bota > U përplas me shokun e skuadrës, Dzeko irriton grekët: Manolas? U frikësua, prandaj nuk erdhi

U përplas me shokun e skuadrës, Dzeko irriton grekët: Manolas? U frikësua, prandaj nuk erdhi

Kur bëhet fjalë për Kombëtaren, ekipet nuk janë për t’u marrë në konsideratë. Pikërisht për këtë arsye, ka pasur edhe disa përplasje fizike mes lojtarëve që ndodhen në të njëjtën skuadër, por luajnë kundër njëri-tjetrit në Kombëtare.

Një shembull konkret ishte ai i Dzekos dhe Manolas. Pavarësisht se luajnë të dy te Roma, kjo nuk i ndaloi këta futbollistë disa kohë më parë që t’i tejkalonin limitet, teksa ndeshej Bosnja dhe Greqia. Ky takim është zhvilluar edhe në ditën e djeshme, ndërsa është mbyllur në barazim 2-2.

Por mbrojtësi Manolas mungoi këtë herë, për shkak të një dëmtimi. Gjithsesi grekët janë të irrituar nga përgjigja e Dzekos sa i përket mungesës së Manolas, duke e quajtur një shaka pa kripë.

“Ne folëm së bashku në Romë dhe Manolas më tha që do të bënte çfarë të ishte e mundur, vetëm që të luante këtu sot. Faktikisht, ai nuk ka ardhur. Kush e njeh, e di që ka qënë i frikësuar”, tha me humor sulmuesi i Romës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top