You are here
Home > Kryefaqja > U përfol edhe interesimi i Realit për të, Ameti nuk e sheh Belgjikën para Shqipërisë

U përfol edhe interesimi i Realit për të, Ameti nuk e sheh Belgjikën para Shqipërisë

Përpara disa kohësh në mediat shqiptare brenda territorit tonë zyrtar dhe jashtë tyre, u përfol për interesimin e Realit të Madridit kundrejt Gentian Ametit. Bëhet fjalë për një lojtar të talentuar, 19 vjeç, i cili është rritur në Belgjikë dhe ka prejardhje nga Kumanova.

Aktualisht luan si i huazuar me ekipin belg KF Skarbeuk në Bruksel, ndërsa njihet si një futbollist që e bën lehtë diferencën në fushë edhe sa i përket driblimit, jo vetëm pjesës së shënimit të golave. Në një intervistë që ka dhënë vetë lojtari për “Gazeta.mk”, ka shprehur dëshirën e madhe për Shqipërinë, madje duke lënë edhe Belgjikën si alternativë të dytë.

“Jam duke punuar shumë që në të ardhmen të mund ta ndihmojë Kombëtaren. Kam dëshirë që të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen e afërt”, ka thënë Ameti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top