You are here
Home > Futboll Bota > U operua në dhjetor pas dhimbjeve të forta, Ismajli i thyen pritshmëritë te Hajduku

U operua në dhjetor pas dhimbjeve të forta, Ismajli i thyen pritshmëritë te Hajduku

Ardian Ismajli është gati për ekipin dhe po stërvitet normalisht me pjesën tjetër në Kroaci. Që prej 3 janarit, mbrojtësi shqiptar ka nisur stërvitjen përgatitore me Hajdukun e Splitit. Në muajin dhjetor Ismajli u operua nga problemet në zorrë, një ndërhyrje që ishte e pashmangshme pas dhimbjeve të forta që ndjeu futbollisti i Kombëtares.

Operacioni doli me sukses dhe rikuperimi ka zgjatur vetëm pak ditë, për t’u kthyer në kohë rekord në fushat stërvitore. “Shqiperia.ch” mëson pranë lojtarit se gjendja shëndetësore është mjaft e mirë dhe se për Ismajlin nuk do të ketë pengesa, për të qenë në shërbim të skuadrës.

Hajduku nis zyrtarisht me ndeshjen e parë të sezonit të mbetur më 3 shkurt. Në transfertën e Osijekës, mbrojtësi shqiptar do të jetë plotësisht gati që të jap kontributin e tij./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top