You are here
Home > Kombëtarja > U mësua keq me golin, Florent Muslija këtë herë kthehet në qesharak me Hanoverin

U mësua keq me golin, Florent Muslija këtë herë kthehet në qesharak me Hanoverin

Florent Muslija në ditën e djeshme me skuadrën e Hanover 96, e ka nisur sfidën nga stoli. Ekipi i tij u mposht me rezultatin 1-2 kundrejt Augsburgut. Një humbje kjo që nuk ka lënë shije të mirë tek kampi Hanoverit, veçanërisht tek tifozët.

Përsa i përket lojtarit me origjinë shqiptare, Florent Muslija, këtë sfidë e ka nisur nga stoli, teksa u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë, kur rezultati ishte 0-1 në favor të Augsburgut. Ndonëse pritshmëritë për mesfushorin ishin tepër të larta duke parë paraqitjet e tij të fundit, Muslija ditën e djeshme ka zhgënjyer disi.

Ajo çka duhet të theksojmë, ishte se në një moment të ndeshjes Hanover 96 kundër Augsburg, Muslija stiumuloi brenda zonës së kundërshtarit për të “vjedhur” një penallti, që kurrsesi nuk mund të jepej nga kryesori i takimit.

Kujtojmë që Florent Muslija është vetëm 20 vjeç dhe pritshmëritë për mesfushorin janë shumë të larta. Duke parë formën dhe moshën e tij, lojtari me origjinë shqiptare, e cilësojnë se në të ardhmen do të jetë një nga pikat kryesore të meshfushës së Hanoverit. Kjo pasi futbollisti shqiptar i ka lënë vend vetes, duke shënuar dy gola me  skuadrën e Hanoverit dhe një me Gjermaninë U-20. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top