
Kryefjala e ditës së djeshme sa i përket ndeshjeve që u zhvilluar nga Kombëtare të ndryshme, ishte padyshim ai goli i Salah.
Në mënyrë të menjëhershme nga këndorja, krosim duhet të ishte, por në rrjetë përfundoi. Ishte kjo mënyra sesi ylli i Liverpulit realizoi në takimin e djeshëm, duke i bërë edhe njëherë të gjithë për vete. Një realizim i një niveli të lartë, sigurisht që mund të quhet ky gol, por asgjë jashtëtokësore nuk ka në të.
Madje, një gol të ngjashëm ne e kemi parë edhe përpara disa vitesh, nga një futbollist i Shqipërisë. Atëherë kur Alban Meha luante me Paderbornin dhe luftonte për ngjitjen në elitën e futbollit gjerman, e ka prodhuar një perlë të tillë.
Gjuajtja direkte nga këndorja e Mehës, me pak fat sigurisht, ka përfunduar në rrjetën e portierit të Aalenit. Ai takim do të përfundonte me rezultatin 2-4 në favor të skuadrës së Mehës, ndërsa në Gjermani ishin mësuar asokohe me fenomenin shqiptar, që kohët e fundit u venit gjithmonë e më shumë. /Shqiperia.ch/