
E si mund të qëndronte më gjatë në heshtje Arbër Zeneli? Pavarësisht së bëhet fjalë për “Ligue 1”, një kampion tërësisht i ndryshëm nga ai që sulmuesi shqiptar gjendej më parë, për vetë lojtarin thuajse asgjë nuk ndryshon.
Reimsi ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Rennesit, ndërsa goli i dytë ishte e gjitha vepra e Zenelit, megjithëse nuk është shënuar emri i tij në listën e golashënuesit. Pasi mori një top në mesfushë, futbollisti i Kosovës i ka marrë përpara të gjithë kundërshtarët, për t’i dhënë pasimin e fundit Oudin.
Të gjithë aftësitë e lojtarit shqiptar tregohen pa kaluar shumë kohë, ndërsa edhe këtë ndeshje u aktivizua si zëvendësues në minutën e 55. /Shqiperia.ch/