
Eros Grezda është larguar nga grumbullimi i Kombëtares dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e rradhës kundër Islandës dhe Moldavisë. Një mungesë e rëndësishme kjo për kuqezinjtë, pasi sulmuesi i Rangersit shihej si një pikë kyçe ku mund të bazohej trajnerin Reja.
FSHF ka njoftuar largimin e Grezdës, që ka ndodhur për arsye personale. Gjithashtu edhe nga vetë futbollisti ka ardhur një reagim i shkurtër nëpërmjet rrjeteve sociale: “Më vjen keq t’ju informoj se nuk do të jem në dy ndeshjet e rradhës të Kombëtares. Shpresoj dhe besoj se do të dalim me 6 pikë”, shkruan Grezda. /Shqiperia.ch/