You are here
Home > Kombëtarja >  U largua papritur nga Kombëtarja, Grezda: Më vjen keq! Shpresoj të dalim me 6 pikë

 U largua papritur nga Kombëtarja, Grezda: Më vjen keq! Shpresoj të dalim me 6 pikë

Eros Grezda është larguar nga grumbullimi i Kombëtares dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e rradhës kundër Islandës dhe Moldavisë. Një mungesë e rëndësishme kjo për kuqezinjtë, pasi sulmuesi i Rangersit shihej si një pikë kyçe ku mund të bazohej trajnerin Reja.

FSHF ka njoftuar largimin e Grezdës, që ka ndodhur për arsye personale. Gjithashtu edhe nga vetë futbollisti ka ardhur një reagim i shkurtër nëpërmjet rrjeteve sociale: “Më vjen keq t’ju informoj se nuk do të jem në dy ndeshjet e rradhës të Kombëtares. Shpresoj dhe besoj se do të dalim me 6 pikë”, shkruan Grezda. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top