
Ermir Lenjani u largua nga Shqipëria pas përplasjeve që kishte me Panuçin. Lojtari i Kombëtares nuk mund të pranonte lënien pas dore që i bëri trajneri italian, duke dalë hapur se nuk do t’i bashkohej kuqezinjve, për sa kohë Panuçi të largohej.
Një gjë e tillë ndodhi menjëherë pas Turqisë dhe një moment lehtësimi erdhi edhe për Lenjanin. Ky i fundit pritet t’i bashkohet Kombëtares për ndeshjet e ardhshme, pasi po tregon një formë të jashtëzakonshme me Sionin. Kur pyetet në lidhje me këtë çështje, lojtari kuqezi shprehet: “U tha gjithçka mes meje dhe Panuçit. Unë mirëpres çdo trajner që mund t’i vijë te Kombëtarja dhe jam krenar që luajë për vendin tim”, ka thënë Lenjani. /Shqiperia.ch/