You are here
Home > Kombëtarja > U largua nga Atletiko, Bare: Për shkakun e Kombëtares, jam ndierë keq në ato momente

U largua nga Atletiko, Bare: Për shkakun e Kombëtares, jam ndierë keq në ato momente

Një nga talentet që duket më premtues për Kombëtaren, transferohet tek Malaga. Ai është Keidi Bare dhe për 5 vjet ishte pjesë e Atletiko Madridit.

Mesfushori me tipare sulmuese nuk pati shumë hapsira tek ekipi i Diego Simeones, pasi dhe konkurenca në atë skuadër është tepër e lartë.

“Spanja më pëlqen shumë si vend. Kam firmosur për tre vite me skuadrën e Malagës. Fillimisht do të më dërgojnë në ekipin e dytë, por do të më jepet shansi për të luajtur me ekipin e parë, pasi dhe stërvitjen do ta kryej me ta. Tek Atletiko isha ambjentuar shumë mirë, por atje kishte lojtarë me aftësi të mëdha.

Kombëtarja ishte dhe arsyeja pse unë u largova nga Atletiko sepse dua që të kem më shumë minuta në dispozicion”,- u shpreh Bare.

Ndërkohë ajo që duhet theksuar, është fakti se Malaga është pjesë e Segunda Division. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top