
Një ngjarje që i surprizoi jo pak tifozët shqiptarë, ishte ajo e largimit të Eros Grezdës nga kombëtarja shqiptare. Për shkak të formë së dobët që mesfushori zotëronte dhe për lejen e punës që duhet të merrte në Skoci, trajneri Panuçi nuk e ka menduar dy herë që të heqë dorë nga futbollisti i tij më i mirë.
Kur ngelen edhe pak orë nga nisja e takimit me Izraelin, talenti shqiptarë nuk mund t’i harrojë shokët e tij të skuadrës.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Grezda i ka uruar fat futbollistëve të Shqipërisë, ndërsa vetë nuk do të jetë i pranishëm as për takimin e 10 shtator, atje ku Kombëtarja do të shkojë në transfertën skoceze. /Shqipëria.ch/