
Mërgim Mavraj kaloi një aventurë krejtësisht për t’u harruar në Greqi, teksa me ekipin e Arisit, nuk arriti thuajse për asnjë moment të tregonte vlerat e tij. Menjëherë pas kalimit te Ingolshtadi në Gjermani, mbrojtësi shqiptar po gjen formën më të mirë.
Por çfarë i mungonte këtij lojtari që të mos e gjente veten në Greqi? Pak lë për të dyshuar kjo pyetje, pasi në një intervistë për “Telesport”, Mavraj i dha përgjigje. Ai u shpreh se nuk mund të bënte dot pa Xhaminë, që te helenët nuk ekzistojnë, pasi ka edhe një jetë tjetër përtej futbollit.
Këto fjalë janë shpërndarë menjëherë edhe nga “Gazzetta.gr”, e cila nuk pret më shumë për të reaguar rreth kësaj çështje. Kështu, media prestigjoze greke shprehet se e kishte paralajmëruar një fakt të tillë duke parë natyrën e Mavrajt, por pa e pritur deri në këtë pikë, që mund të ishte edhe arsyeja e largimit.
“Kur Mavraj erdhi në Selanik, ne e pasqyruam profilin dhe aktivitetin e tij bamirës, që ishte thellësisht fetar. Por askush nuk e priste këtu, që Mavraj të arrinte deri në pikë e largimit, vetëm për arsye fetare”, shkruhet te “Gazzetta.gr”. /Shqiperia.ch/