
Elseid Hysaj do të humbas edhe sfidën e nesërme kundër Milanit në Kupën e Italisë. Mbrojtësi shqiptar u pa në stol gjatë ndeshjes së luajtur të shtunën po ndaj Milanit, por për kampionat. Në media qarkulluan zëra se Hysaj po bënte valixhet gati për në Lodër por kjo nuk rezultoi e vërtetë. Po për mediat italiane mbrojtësi 24-vjeçar ka pohuar gjatë ditës së sotme se shkak i mosaktivizimit ka qenë gjendja e tij fizike.
Hysaj konfirmon se nuk është ende në 100% të formës pas lëndimit të marr, teksa Ancheloti nuk ka rrezikuar për aktivizim e lojtarit. Zyrtarisht Hysaj do të jetë ende lojtar i Napolit për të paktën deri në merkaton e verës. Ancheloti beson tek paraqitja që mund të dhuroi Hysaj duke shprehur mbështetje për lojtarin e kombëtares së Shqipërisë.
Rivaliteti me Malcuit ka rritur presionin nga krahu i djathë i mbrojtjes napoletane. Megjithëse Hysaj ka treguar se di të përshtatet edhe në të majtë, mbetet vetëm rikuperimi i tij për të rinisur lufta për vendin titullar. Rivalitete të tilla do shërbejnë që mbrojtësi i Kombëtares të mos e zgjasë shumë fazën e rikuperimit për të qenë sërish në fushë./Shqiperia.ch/