
Besir Demiri ishte një tjetër emër i ri i ofruar nga ana e trajnerit Kristian Panuçi. Megjithatë, ky futbollist i mungoi listës së re, sa i përket ndeshjeve të tetorit, që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Jordanisë dhe Izraelit.
Te Demiri mund të gjendej një tjetër konkurrent për vendin e Agollit, teksa Binaku ka fituar fillimisht besimin e trajnerit. Me skuadrën e Maripol në Ukrainë, Demiri jo vetëm që është titullar i padiskutueshëm, por edhe vazhdon të shkëlqej.
Në 11 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në këtë kampionat, mbrojtësi shqiptar ka qenë 4 herë në formacionin më të mirë të javës. Gjithashtu gjatë takimit të fundit, Demiri ka asistuar për shokët e skuadrës, duke qenë një futbollist kyç për skuadrën e tij. /Shqipëria.ch/