You are here
Home > Futboll Bota > U kap nga policia para pak ditësh, portierit të Totenhemit nuk i del pija as ndaj Barcelonës

U kap nga policia para pak ditësh, portierit të Totenhemit nuk i del pija as ndaj Barcelonës

Kampioni i botës me Francën, Hugo Loris duket se akoma është në “gjendje të pirë”. Portieri francez u kap përpara pak ditësh nga ana e policisë, pasi gjendej duke drejtuar mjetin në gjendje të rënduar.

Tashmë me gafa e rradhës të kryer pak minuta më parë në sfidën kundër Barcelonës, Loris të krijon përshtypjen se është ende nën efektin e alkolit. Pas një topi të gjatë nga katalanasit, gardiani francez bën një dalje të gabuar dhe tërësisht të pakuptimtë, duke ia bërë një lojë fëmijësh Kutinjos, për të dërguar topin në rrjetë.

Barcelona do të arrinte të gjente edhe golin e dytë, megjithëse këtë herë, realizimi i Rakitiç vjen nga një planet tjetër. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top