
“Ky është Seferi i lindur në Kumanovë, talent të dhuruar nga Zoti, shënon çdo ndeshje dhe dashuron përjetësisht Shqipërinë. Çfarë të themi më tepër? Aa, po. “Nëna më ka thënë o bir, emrin ta kam vënë Taulant. Mos u shit për frank, dollar, mos harro që je SHQIPTAR”.
Ishte kjo mënyra sesi “Shqiperia.ch” kishte përshkruar kohë më parë talentin Seferi, që është pjesë e Shpresave. Aktualisht luan me Winterthurin dhe kartoni i tij i përket Young Boysit, ndërsa aftësia e këtij lojtari është e jashtëzakonshme. Jo vetëm që shënon lehtësisht në portën kundërshtare, por dhuron edhe spektakël në fushën e lojës.
Historia e këtij lojtari i përafrohet asaj të Lorik Canës, ndërsa luan me të njëjtën ndjenjë krenarie për fanellën e Kombëtares, duke i treguar në çdo rast rrënjët e tij. Në Maqedoni do i acaronte jo pak ekstremistët, teksa shprehej qetësisht se Kumanova është pjesë e Shqipërisë. Sipas të gjitha gjasave, Seferi është një prej futbollistëve që mund të thirret edhe nga Panuçi në kualifikueset e Europianit të ardhshëm.
Ndërkohë është kjo foto që publikohet në “Facebookun” zyrtar të këtij futbollisti, që parrullës së jashtëzakonshme që ka hedhur, i ka shtuar edhe përshkrimin e medias “Shqiperia.ch”.