You are here
Home > Futbolli Shqiptar > U harrua/ “Snajperi” u rikthye, shënon nga goditja e dënimit si nga…penalltia (VIDEO)

U harrua/ “Snajperi” u rikthye, shënon nga goditja e dënimit si nga…penalltia (VIDEO)

Shumëkush e kishte harruar, por Alban Meha ka qenë një prej futbollistëve më të mirë që Shqipëria ka pasur në grupin e saj.

Një “snajper” i vërtetë që golat më të preferuara, i kishte ato nga distanca. Sigurisht, për kuqezinjtë, lojtarë të tillë ishin të rrallë. Tashmë Meha e ka lënë pas krahëve atë aventurë të errët në Jordani dhe rikthehet në Gjermani, për të vazhduar disi atë që la në mes përpara disa kohësh.

Në periudhën kur luante me Padërbornin, Meha kishte gjithë vëmendjen e klubeve më të njohura në Gjermani, pasi ekzekutimi i goditjeve të dënimit nga ana e tij, prekte perfeksionin. Tashmë në moshën 32-vjeçare, mesfushori shqiptar ka treguar se nuk e ka harruar zakonin e vjetër.

Me ekipin e Elversberg, Meha ka ekzekutuar në perfeksion një goditje të dënimit nga distance, në të cilën portiere kundërshtar nuk e ka parë të arsyeshme të hidhet për të ndalur atë top. Të paktën arriti të shihte trajektoren e tij në fund… /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top