You are here
Home > Futboll Bota > U frikësua për një dëmtim serioz te Shqipëria, Basha ia hedh paq: Nuk e humbas derbin në Greqi!

U frikësua për një dëmtim serioz te Shqipëria, Basha ia hedh paq: Nuk e humbas derbin në Greqi!

Në ndeshjen mes Izraelit dhe Shqipërisë, mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha, u largua në pjesën e parë nga fusha e lojës.

Më shumë sesa një dëmtim serioz, futbollisti e ka ruajtur veten nga një lëndim akoma më i madh që mund t’i vinte, nëse do të sforcohej akoma më shumë në takimin e luajtur ndaj Izraelit. Kështu, sipas asaj që raportojnë mediat greke, mesfushori shqiptar nuk do ta humb derbin në kampionat ndaj PAOK.

Është vetë futbollisti që e pohon diçka të tillë, duke e konfirmuar faktin se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat. Basha u transferua tek ekipi i Arisit gjatë këtij sezoni, ndërsa po kthehet dalëngadalë në një lojtar të rëndësishëm për ekipin grek, pavarësisht luhatjeve të herëpashershme që e shoqërojnë këtë futbollist. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top