You are here
Home > Futbolli Shqiptar > U ankua në media, turqit i tregojnë derën Ujkanit: Mund të shkosh, nuk ka më vend për të huaj

U ankua në media, turqit i tregojnë derën Ujkanit: Mund të shkosh, nuk ka më vend për të huaj

“Nuk jam i lumtur sepse nuk po luaj. Pastaj edhe situata e skuadrës nuk është aspak e mirë. Na duhet një mrekulli që të na shpëtojë. Dua të rikthehem në Itali”, u shpreh Ujkani pak ditë më parë në mediat italiane, për të treguar rreth gjëndjes që po kalonte te Rizespori.

Përgjigja e klubit ka qenë e menjëhershme, duke i këshilluar portierit të Kosovës të gjejë një vend tjetër për të vazhduar karrierën. Ky largim justifikohet me arsyen se Ujkani tejkalon numrin e të huajve të lejuar në një skuadër të Turqisë, për të liruar vendin e për t’iu përmbajtur rregullave.

Në kushte të tilla Ujkani pritet të gjejë një skuadër të re në Itali gjatë orëve të fundit, por sigurisht që Seria A nuk shihet si një destinacion. Pritet një zyrtarizimi në ndonjë prej skuadrave të Serisë B që mund të tregohet e gatshme për të marrë shërbimet e gardianit 30-vjeçar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top