You are here
Home > Kombëtarja > Turqia t’i harrojë golat edhe këtë herë, Ismajli i ka “gëlltitur” çelësat e portës

Turqia t’i harrojë golat edhe këtë herë, Ismajli i ka “gëlltitur” çelësat e portës

Shqipëria do të përballet ndaj Turqisë në mbrëmjen e nesërme, në provën e parë të vërtet për kualifikueset e Europianit. Të dyja këto Kombëtare kanë të njëjtën problem nëse i kthehemi pas ndeshjeve të shkuara.

Shënimi i golave, pikërisht këtu vuajnë këto ekipe, me Turqinë që shijen e realizimit e ka harruar prej 4 ndeshjesh. Trajneri Gunesh duhet të shënojë edhe të pestën tani, pasi forma që ka Shqipëria në qendrën e mbrojtjes është e jashtëzakonshme.

Sigurisht që futbolli është i paparashikueshëm dhe gjithçka mund të ndodh, por me bazën e llogjikës, qendra e mbrojtjes te Shqipëria do të shkëlqej nesër. Ismajli dhe Gjimshiti do të marrin besimin e trajnerit, që janë një garanci e madhe për prapavijën.

Gjimshiti është duke kaluar një nga momentet e tij më të mira te Atalanta, ndërsa Ismajli, është një tip futbollisti që kurrë nuk mund t’ia kesh frikën. Për këdo që ka dyshime mbi këtë lojtar, pa hyrë farë thellësisht për mënyrën sesi po paraqitet me Hajdukun e Splitit(po shkëlqen), mjafton të shoh dy ndeshje kur ka qënë pjesë e dardanëve: “Gjermani U-21-Kosovë U-21 2-1 dhe ndeshja e kthimit me rezultatin 0-0.”

Në të dyja këto ndeshje, Ismajli jo vetëm që ka qënë kapiteni i dardanëve, por edhe më i miri në fushën e lojës. Ndërhyrjet e tij të guximshme dhe “Alla Cana” janë ato që mund të veçoheshin, nga një lojtar që edhe me Turqinë i ka “gëlltitur” çelsat e portës pa nisur ndeshja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top