
Në fillimin e kualifikueseve të Europianit, teksa Shqipëria mësoi grupin e saj, të gjithë e nënvlerësuan disi Turqinë për kualitetin që ka aktualisht. Kjo nisur edhe nga rezultatet e dobëta që u morrën nga kjo Kombëtare në kohët e fundit, por fusha tregoi të kundërtën.
Në drejtimin e Gunesh, turqit arritën të merrnin një fitore me shumë vlera në Shqipëri. Aktualisht kjo Kombëtare është duke kryesuar me rezultatin 2-0 ndaj Moldavisë. Dy gola për dy minuta, me Kaldrim dhe Tosun që “vrasin” ndeshjen përpara kohe në 45 minutat e para. Një entuziazëm i madh aktualisht te Turqia, që mbetet një kandidate kryesore për vendin e dytë, që të jep edhe biletën për Europian. /Shqiperia.ch/
G O O O L L L
CENK TOSUN
2 – 0 pic.twitter.com/V6GTTM9nLg— 🦅Tezcan 🖤 BeşiktAşk 🦅 (@bjkkongreuyesi) March 25, 2019