Një tjetër rikthim në listën e Shqipërisë për takimet e marsit, që Kombëtarja do të zhvillojë ndaj Turqisë dhe Andorrës, pritet të jetë edhe Azdren Llullaku. Ky i fundit mungon te kuqezinjtë, që te miqësorja që Panuçi ka fituar ndaj Turqisë me rezultatin 2-3.
Golat e shënuara nga Llullaku me ekipin e Astras dhe shkëlqimi me ekipin rumun në fushën e lojës, bën që sulmuesi në fjalë të jetë një alternativë e mirë për trajnerin e Kombëtares. Sipas të gjitha gjasave, një gjë e tillë do të ndodhë këtë herë, pas mungesës së gjatë të Llullakut. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, vetë futbollisti ka postuar një foto me fanellën e Kombëtares, si për të treguar një ftesë të mundshme që duhet të ketë mbërritur në zyrën e klubit rumun. /Shqiperia.ch/