
Turpërohu Maqedoni! Në takimin që kjo përfaqësuese do të zhvillonte pak kohë më parë me Lihteshtejnin, në këtë mënyrë do të reagonte opinioni vendas, që nuk e përtypi dot faktin se në fushë ndodheshin më shumë lojtarë që nuk i përkisnin Maqedonisë.
Menjëherë u hodh teza që te kjo përfaqësuese, t’u bëhej dalje futbollistëve “të huaj”, pra vetë shqiptarëve. U-21 i tyre ishte i pari që reagoi, pasi do të grumbullonte vetëm një futbollist me origjinë shqiptare, Agron Rufatin.
Pa kaluar shumë kohë, do të vinte edhe thyerja e premtimit. Trajneri i U-18 së Maqedonisë, ka grumbulluar 37 futbollistë për një mini kamp stërvitor që po zhvillohet gjatë këtyre ditëve. A e dini sesa futbollistë shqiptarë janë grumbulluar? Jo pak, por sipas asaj që raporton “Infosport”, 15 prej tyre janë të tillë. Ndonjëherë fjalët janë të tepërta… /Shqiperia.ch/