You are here
Home > Boks > Turku provokon hapur Ketën: Të vij në Shqipëri, Maqedoni, Mynih e kudo janë vëllezërit e tu

Turku provokon hapur Ketën: Të vij në Shqipëri, Maqedoni, Mynih e kudo janë vëllezërit e tu

Ferit Keta arriti të mposht para pak kohësh në Dibër të Madhe, turkun Fatih Mehmet Karakus, duke e dominuar ndeshjen, ndërsa boksieri kundërshtar vendosi të tërhiqej, pasi nuk mund të dërgonte ndeshjen deri në fund.

Megjithatë boksieri turk jo vetëm që nuk kërkon ta lërë këtu këtë sfidë, por i kërkon një tjetër ndeshje Ketës, duke e ftuar në një sfidë të plotë, atje ku lejohet edhe përdorimi i shkelmave. Ai ka vënë në lojë dy titujt e tij kampion bote në kickboks, ndërsa nuk kërkon asnjë përfitim financiar, por ka të vetmen dëshirë: “Për të mposhtur Ketën”.

Për të bindur shqiptarin që të ndeshet sërish me të, Fatih Mehmet Karakus mendon të provokojë me deklaratën e tij: “Unë e dua një ndeshje tjetër me të. Sepse ajo e para nuk shkoi deri në fund. Këtë herë mund të ndeshemi në Mynih, Maqedoni, Shqipëri, ku të jetojë Ferit Keta dhe vëllezërit e tij. Për mua nuk ka asnjë farë rëndësie”, u shpreh boksieri turk. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top