Ferit Keta arriti të mposht para pak kohësh në Dibër të Madhe, turkun Fatih Mehmet Karakus, duke e dominuar ndeshjen, ndërsa boksieri kundërshtar vendosi të tërhiqej, pasi nuk mund të dërgonte ndeshjen deri në fund.
Megjithatë boksieri turk jo vetëm që nuk kërkon ta lërë këtu këtë sfidë, por i kërkon një tjetër ndeshje Ketës, duke e ftuar në një sfidë të plotë, atje ku lejohet edhe përdorimi i shkelmave. Ai ka vënë në lojë dy titujt e tij kampion bote në kickboks, ndërsa nuk kërkon asnjë përfitim financiar, por ka të vetmen dëshirë: “Për të mposhtur Ketën”.
Për të bindur shqiptarin që të ndeshet sërish me të, Fatih Mehmet Karakus mendon të provokojë me deklaratën e tij: “Unë e dua një ndeshje tjetër me të. Sepse ajo e para nuk shkoi deri në fund. Këtë herë mund të ndeshemi në Mynih, Maqedoni, Shqipëri, ku të jetojë Ferit Keta dhe vëllezërit e tij. Për mua nuk ka asnjë farë rëndësie”, u shpreh boksieri turk. /Shqiperia.ch/