
Nuk kërkojnë edhe shumë javë kualifikueset e Europianit, me futbollistët shqiptarë që po shkëlqejnë në kampionatet respektive. E diela e sotme mbetet pozitive në tërësi, ndërsa këtë herë si protagonist është Amir Rrahmani.
Për mbrojtësin e Kosovës ky nuk ka qënë sezoni më i mirë, pasi shumë herë ka përfunduar në pankinë. Të pakëta janë ndeshjet ku Rrahmani është aktivizuar si titullar, mes të cilave edhe kjo e sotmja ndaj Osijek.
Gjithsesi trajnerit i është shpërblyer besimi, pasi në fitoren 3-0 që ende po vazhdon ndaj vendit të dytë në Kroaci, goli i tretë i takimit ka ardhur pikërisht nga Amir Rrahmani me një goditje me kokë. /Shqiperia.ch/