You are here
Home > Kombëtarja > Trukimi i serbëve e bën lëmsh, presidenti i Hysajt: Do na fshihen pikët, ka për të nisur nga e para

Trukimi i serbëve e bën lëmsh, presidenti i Hysajt: Do na fshihen pikët, ka për të nisur nga e para

Një kaos i madh është ai që ndodh në grupin e Napolit në “Champions League”, që përbën një interes të veçantë për shqiptarët, pasi luan edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj.

Sipas  asaj që është përfolur në kohët e fundit, fitorja e PSG ndaj Crevena Zvezdës, ka qenë e fiskuar për të përfunduar në goleadë për francezët, ndërsa gjithçka po hetohet në mënyrë të përshpejtuar. Tashmë është presidenti i Napolit, De Laurentis, që jep skenarin e tij për ngjarjet që po ndodhin në këtë grup.

“Çdo gjë është e mundur, asgjë nuk është zyrtare akoma. Unë kam dëgjuar se nëse ekipi serb largohet nga grupi, ka mundësi që gjithçka të nisi nga e para dhe pikët tona të mos jenë të vlefshme”, ka thënë De Laurentis, duke konfirmuar situatën e pazakontë të klubit italian. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top