You are here
Home > Futboll Bota > Tronditje e madhe për Izraelin, trajneri 35-vjeçar akuzohet për 121 abuzime seksuale dhe pedofili

Tronditje e madhe për Izraelin, trajneri 35-vjeçar akuzohet për 121 abuzime seksuale dhe pedofili

Një tronditje e madhe në sportin e Izraelit e cila duhet të evitohej me çdo kusht ka ardhur në kohët e fundit, por tashmë padia është ngritur zyrtarisht në ditën e sotme në gjykatën e qarkut të “Tel Aviv” nga divizioni Cyber i prokurorit të shtetit.

Trajneri i hendbollit, Beno Reinhorn rrezikon shumçka me akuzat për 121 abuzime seksuale, por edhe për pedofili pasi disa prej vajzave të përfolura në lidhje me këtë ngjarje, ishin minorene. Reinhorn rekrutonte vajza të ndryshme, duke i detyruar ato që të ofronin shërbime seksuale nëpërmjet internetit.

Një ngjarje kjo që nuk i duhej sportit të Izraelit, duke e dëmtuar akoma edhe më shumë imazhin e këtij vendi tek të huajit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top