You are here
Home > Futbolli Shqiptar > “Tredhëmbëshi” i Kosovës të fut frikën, çfarë sulmi që duhet të përballojnë rivalët

“Tredhëmbëshi” i Kosovës të fut frikën, çfarë sulmi që duhet të përballojnë rivalët

Për Kosovën është duke ardhur koha e së vërtetës, që dardanët të dëshmojnë gjithë fuqinë e tyre në arenën e futbollit. Sigurisht që deri në këto kohë, përshtypjet për grupin e lojtarëve të Shaland janë pozitive, por ka ende dyshime sa i përket nivelit të kundërshtarëve.

Kosova arriti të fitonte në “Ligën e Kombeve”, në grupin ku si rivalin më të fortë kishte Azerbajxhanin. Kualifikueset e Europianit janë gjithmonë prova e së vërtetës, ndërsa këtë herë na shërben për të kuptuar më mirë gjendjen e dardanëve.

Por përpara nisjes së këtyre takimeve, Shaland duket një luks të madh sa i përket zgjedhjes së sulmit. Në një formë të jashtëzakonshme ndodhet “tredhëmbëshi” i sulmit, me Rashicën, Zenelin dhe Muriqin. Ky i fundit ka arritur të shënojë edhe në takimin e sotëm në kampionatin turk, duke shkuar kështu në shifrën e 11 golave në këtë sezon. Sa i përket krahëve të sulmit, nuk ka shumë për t’u diskutuar, por shumë për t’u mbajtur shënim nga ana e rivalëve, që do e kenë të pamundur të përmbajnë Zenelin dhe Rashicën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top