
Hajduku po vazhdon në ritme të larta përgatitjet për sezonin e ardhshëm, por kryesisht për takimet e Europës që janë të afërta për t’u zhvilluar sa i përket axhendës. Në pesë ditët e fundit, kjo skuadër ka zhvilluar pesë ndeshje.
Në të ndodhen edhe disa lojtarë shqiptarë, ku protagonisti kryesor dhe ylli i ekipit, është padyshim Ardian Ismajli. Dita e premte u mendua që të lihej i lirë për futbollistët, pas gjithë asaj ngarkese të kaluar.
Në Slloveni atje ku po zhvillohen edhe këto përgatitje, lojtarët kishin mundësinë që të bënin disa gara me njëri-tjetrin me makina. Sigurisht që argëtimi ishte kryefjala në këtë organizim ndryshe që kishte bërë stafi i Hajdukut, por njëkohësisht forcohet edhe fryma në skuadër dhe krijohet një atmosferë më pozitive para fillimit të sezonit, pa harruar edhe aftësitë lëvizëse të lojtarëve që mund të vështrohen edhe në këtë mënyrë. /Shqiperia.ch/