
Kohët e fundit është përfolur nga media se edhe Lorenc Trashi meriton një ftesë nga Panuçi. Me paraqitjet që po bën me klubin e Partizanit, në këtë fillim sezoni, ai është një ndër lojtarët më kyç të grupit të futbollistëve të trajnerit Skënder Gega.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së sotme midis Partizanit dhe Teutës, futbollisti është shprehur se është ëndrra e çdo futbollisi shqiptar që të jetë pjesë e Kombëtares.
“Cdo lojtar ka ëndërr të jetë pjesë e Kombëtares, ky është një vendim i trajnerit të kuqëzinjve. Gjithsesi në momentin që mua do të më jepet një ftesë, unë do ta tregoj veten time. Për momentin detyra ime është të punojë shumë dhe të arrijë aty ku duhet”, u shpreh Trashi.
Kujtojmë që në listën e grumbullimit të lojtarëve të Kombëtares për sfidat e rradhës, emri i Lorenc Trashi nuk gjendej në të. Kjo gjë nuk është se e ka mërzitur sadopak lojtarin e Partizanit, pasi një vendim i tillë ishte deri diku i pritshëm. /Shqipëria.ch/