You are here
Home > Futboll Bota > Tramezzanin poshtë pemës së Krishtlindjeve! Në Zvicër nisin nga lotët, ia ndiejnë mungesën si De Biazi

Tramezzanin poshtë pemës së Krishtlindjeve! Në Zvicër nisin nga lotët, ia ndiejnë mungesën si De Biazi

Pakkush foli për të gjatë kohës që Shqipëria shkoi në Europianin e Francës, por përveç punës së De Biazit, ishte edhe Paolo Tramezzani që dha dorën e tij në atë arritje historike. Koha e vërtetoi, me ish-trajnerin e Shqipërisë që nuk funksionoi dot më pa Tramezzanin te Kombëtarja dhe Alaveshi më vonë.

Ky i fundit ia doli edhe pa De Biazin, shumë herë madje. Tashmë pjesë e kampionatit qipriot, Tramezzani po vazhdon të marrë rezultate të mira me Apoelin. Më parë trajneri italian ka drejtuar me sukses edhe dy ekipe në Zvicër, teksa te Lugano kanë nisur lotët për të.

Ashtu siç raportojnë edhe mediat zvicerane, dëshira e vetme e presidentit të Luganos, është të gjejë Tramezzanin si një dhuratë poshtë pemës së Krishtlindjeve. Sigurisht, një dëshirë që nuk ka lidhje me realitetin dhe shumë e shfrenuar, por që vjen natyrshëm kur sheh gjendjen e Luganos.

Në një krizë totale e duke luftuar në fundin e renditjes, në këtë mënyrë do e gjente edhe tekniku italian të njëjtin ekip para dy vitesh, për ta kaluar nga vendi i tetë në të tretin. Por këtë herë një “dashuri e dytë” me të njëjtin person është e pamundur, përsa kohë Tramezzani sapo e ka nisur bashkëjetesën e radhës në Qipro. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top