You are here
Home > Futboll Bota > Tramezzani u tregon gjithçka italianëve: Hapni sytë me shqiptarët, Kolollin doja ta merrja me vete

Tramezzani u tregon gjithçka italianëve: Hapni sytë me shqiptarët, Kolollin doja ta merrja me vete

Shorti i “Europa League” është bërë i ditur së fundmi, teksa skuadra e Napolit që është eliminuar nga grupet e “Champions League”, ka mësuar kundërshtarin e saj në kompeticion më pak të rëndësishëm. Bëhet fjalë për ekipin e Zyrihut, atje ku aktivizohen shumë futbollistë shqiptarë.

Duke parë që Tramezzani ka drejtuar më parë Shqipërinë, duke qenë ndihmësi i De Biazit dhe duke pasur një eksperiencë në Zvicër, mediat pranë klubit të Napolit kanë shkuar menjëherë tek trajneri italian. Aktualisht duke drejtuar Apoel Nikosian dhe në mënyrë të suksesshme, Tramezzani u ka thënë ambientit të klubit napolitan, se duhet të hapin sytë te futbollistët me origjinë shqiptarë që ka Zurich.

“Ku duhet të hapni sytë? Zurihu është i bazuar vetëm te lojtarët shqiptarë nga Kosova. Kololli është një nga ata lojtarë që mund të bëj shumë mirë në Europë. Ai luan me përfaqësuesen e Kosovës dhe unë e kam pyetur, që ta merrja me vete në Nikosia. Kryeziu është një mesfushor organizator dhe me Domgjonin mbyllet ajka e mesfushës së kësaj skuadre”, ka thënë Tramezzani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top